No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR U tërhoq shorti për edicionin e ri edhe në Ligën e Femrave 

U tërhoq shorti për edicionin e ri edhe në Ligën e Femrave 

28 gusht, 2020 – Sot është tërhequr shorti edhe për kampionatin e ri në Ligën e Femrave, që pritet të nisë më 5 shtator, por që gjithçka varet nga vendimet e institucioneve të shtetit. Përfaqësuesit e klubeve i përshëndeti anëtarja e Komitetit Ekzekutiv dhe njëherësh kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi, e cila kërkoi nga klubet organizim sa më të mirë në edicionin e ri, derisa shprehu keqardhje që KFF Feronikeli është tërhequr nga aktiviteti, duke pasur parasysh se kishte organizim të mirë dhe futbolliste mjaft cilësore. Ndërkaq, menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi Uka i njoftoi klubet për procedurën e shortit, derisa u diskutuan edhe çështje të cilat i preokupojnë klubet në situatën aktuale, kur ende autoritetet e vendit nuk kanë marrë vendim për lejimin e stërvitjeve.
Ndërkohë, pas tërheqjes së shortit në javën e parë u caktuan këto çifte:
Llapi – Vizioni
Jakova – Intelektualet
A&N – Mitrovica
Liria – Bazeli
Kosova – Kijeva
Malisheva pushon

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments