No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Të gjithë kundër Bartomeu, zyrtarizohet mocioni: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme!

Të gjithë kundër Bartomeu, zyrtarizohet mocioni: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme!

Mocioni i mosbesimit kundër bordit të drejtorëve, të udhëhequr nga Josep Maria Bartomeu, është tashmë një realitet. Nisma ka mbështetjen e kandidatëve Víctor Font, Jordi Farré (promovues i mocionit) dhe Lluís Fernández-Alá, gjithashtu të deri tetë grupeve të tifozërisë Blaugrana.
Ai është paraqitur mëngjesin e sotëm përmes një konference telematike për shtyp. Ky mocion mosbesimi kërkon “dorëheqjen e menjëhershme të gjithë bordit të drejtorëve” dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Barçës që “të kthejnë kokën nga momenti shumë, shumë i komplikuar që po kalon klubi”.
Marc Duch, presidenti i “Manifest Blaugrana”, ka qenë përgjegjës për të marrë fjalën në emër të tre kandidatëve të sipërpërmendur dhe gjithashtu tetë grupeve të tifozërisë “Compromissaris FCB”, “Dignitat Blaugrana”, “El Cor Blaugrana”, “El Senyor Ramon”, “La Resistència del Palau”, “Manifest Blaugrana”, “Seguiment FCB dhe Noiestwitterbarça”. Siç është shpjeguar nga Duch, Joan Laporta nuk ka folur as në favor, as kundër mocionit, ndërsa Agustí Benedito e ka bërë të qartë se nuk përputhet me këtë qasje.
“Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të bordit aktual të drejtorëve të Barcelonës. Objektivi i këtij mocioni është të detyrojë dorëheqjen e të gjithë bordit dhe ta kalojë klubin në duart e njerëzve të tjerë për të mirën e Barcelonës”, – shpjegoi Duch, së bashku te Ricard Faura nga “Dignitat Blaugrana”.
Duch ka theksuar se, sipas mendimit të tij, kjo lëvizje është unike dhe historike, pasi asnjëherë më parë nuk është arritur një konsensus i tillë, pavarësisht nga interesat e secilës rrymë. “Është lëvizja e pare, e bërë mbi baza transversale. Ne i kërkojmë anëtarit që të marrë përgjegjësinë për situatën aktuale të klubit”, – shtoi ai.
Mocioni i mosbesimit do të marrë jetë në ditët e ardhshme, kur të fillojë mbledhja e 16.000 nënshkrimeve të nevojshme, një qëllim i vështirë për t’u arritur, duke marrë parasysh kontekstin e pandemisë.
Të pyetur nëse do të ishin të kënaqur me dorëheqjen e Bartomeu, drejtuesit e mocionit kanë përsëritur se kërkojnë dorëheqjen e të gjithë bordit të presidentit aktual të Barçës. Nga ana tjetër, Duch dhe Faura nuk kanë dashur të vlerësojnë largimin e mundshëm të Leo Messi: “Kjo çështje është për një tryezë tjetër, jo e jona”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments