No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “Marca” zbulon çmendurinë e Barçës, ofroi shkëmbimin Griezmann-Joao Felix

“Marca” zbulon çmendurinë e Barçës, ofroi shkëmbimin Griezmann-Joao Felix

Barcelona provoi sulmin ndaj Joao Felix dhe u përpoq të bindte Atletico Madrid, duke përdorur Antoine Griezmann si “karrem” për të arritur te talenti portugez. Kjo është prapaskena e raportuar sot nga “Marca”, e cila daton para humbjes së bujshme 8-2 të Bluugrana-ve në Champions, kundër Bayern Munich. Sipas prestigjiozes sportive spanjolle, Bartomeu do t’i propozonte klubit “rojiblanco” shkëmbimin midis Griezmann dhe Felix. Ky do të ishte, gjithashtu, një operacion ekonomik. Katalanasit, në të vërtetë, donin të shpëtonin edhe nga paga e francezit me këtë shkëmbim.
Dhe ndryshimi midis pagave të dy lojtarëve është i konsiderueshëm (francezi merr 21 milionë euro në vit, i riu portugez më pak se 4 milionë euro). Përgjigjja nga Atletico Madrid ishte e menjëhershme: Joao Felix është pika referuese e ekipit të drejtuar nga Simeone për të tashmen dhe për të ardhmen. Gil Martin, presidenti i “colchoneros”, megjithatë, nuk do ta mbyllte derën për kthimin e Griezmann në Madrid, por do të propozonte dy lojtarë të tjerë në vend të Joao Felix, si pjesë e shkëmbimit: Lemar dhe Diego Costa, qartësisht jashtë projektit teknik të Simeone. Sidoqoftë, këtë herë ishte Barcelona, ajo që hodhi poshtë ofertën.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments