No menu items!
Ballina SPORTE TJERA NBA në kaos, sezoni sërish pezull, lojtarët refuzojnë të luajnë!

NBA në kaos, sezoni sërish pezull, lojtarët refuzojnë të luajnë!

Pas bojkotit të 3 ndeshjeve të pesta çerekfinale play off ditën e sotme e ardhmja e sezonit 2019-2020 në NBA është ende në dilemë. Sot do të luhen 3 ndeshje të tjera, por nuk është vendosur ende se çfarë do të ndodhë.

Në orën 17:00 me kohën tonë pritet një takim i shoqatës së lojtarëve për të diskutuar. Po në atë orë do të zhvillohet edhe një takim mes pronarëve të NBA-së me komisionerin Adam Silver për të kuptuar se çfarë do të ndodhë më tej.

Duket se gjithçka është në dorën e lojtarëve, që refuzojnë të luajnë, pasi protestat e deritanishme pas rastit të parë të George Floyd nuk dhanë asnjë efekt. Rasti i fundit i racizmit me Jakob Blake ka rikthyer këtë çështje në plan të parë dhe NBA vendos të ndryshojë kursin.

Lojtarët e Lakers dhe Clippers, dy skuadrat e Los Anxhelosit, janë takuar mes tyre dhe kanë rënë dakord që të mos e rinisin sezonin. Në krye të protestës së dy skuadrave kaliforniane janë yjet LeBron James dhe Kawhi Leonard. Ata janë gati ta mbyllin që këtu këtë sezon, të ndërprerë edhe në mars për shkak të pandemisë.

Gjithsesi, për momentin nuk është vendosur asgjë konkrete nga lojtarët, që nuk kanë një plan. Por duket se NBA është gati të nisë një revolucion të ri në sport dhe më gjerë, ku lojtarët do të jenë në vijën e parë të betejës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments