“Muriqi? Nuk ka asnjë lajm të rëndësishëm. Ne kemi bërë një njoftim për shtyp ditët e fundit dhe ai mbetet i vlefshëm. Nëse kërkesat tona përmbushen, atëherë Vedat do të largohet drejt Lazio dhe ne do të marrim një sulmues tjetër”. Duke iu përgjigjur një pyetjejeje specifike të gazetarëve turq, Selahattin Baki, anëtar i bordit të Fenerbahce, thellon misterin rreth qendërsulmuesit kosovar, që u pa si përforcim i ri i Lazio.
Pastaj, në mikrofonat e “A Spor”, ai shtoi: “Ne nuk jemi një klub që duhet të shesim, jemi një klub i madh dhe i fortë. Nëse del një ofertë tërheqëse, do ta konsiderojmë. Por, në këtë moment, shitja e Muriqi është diçka që nuk ekziston”.