Liria ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar, duke forcuar repartin e mbrojtjes.
Prizrenasit kanë marrë në radhët e veta Ardijan Hotin, i cili në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Llapit.
Futbollisti u shpreh shumë optimist për aventurën e re me bardhezinjtë.
“Pres që të arsyetoj besimin. Liria është skuadër e madhe dhe objektivi ynë është kthimi në elite”, ka deklaruar Hoti për faqen zyrtare të klubit.
Ndërkohë, zëdhënësi i klubit, Duark Thaçi, pret që Lirisë t’i bashkohet edhe një sulmues.
“Tashmë me këtë prurje kemi përmbyllur edhe një zbrazëtirë në këtë pozitë. Presim që skuadrës t’i bashkohet edhe një sulmues”, është shprehur ai.
Liria do të bëjë pjesë në Grupin A të Ligës së Parë, që nga shumë njohës të futbollit vendor po konsiderohet si një mini-Superligë, marrë parasysh konkurrencën e fortë.