No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Gjilani dorëzohet në vazhdime, APOEL-i kalon tutje

Gjilani dorëzohet në vazhdime, APOEL-i kalon tutje

Skuadra nënkampione e Kosovës, SC Gjilani është eliminuar nga garat e Europa League, pasi të enjten në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” ka pësuar humbje nga skuadra e njohur qipriote, APOEL Nicosia, pas vazhdimeve, me rezultat 0:2. Gjilani pati një paraqitje shumë të mirë në 90 minutat e rregullta, duke arritur t’i rezistojë mjaft mirë skuadrës me përvojë të madhe në garat evropiane. Në pjesën e parë mysafirët ishin skuadër më dominuese në lojë, por pa ndonjë rast serioz para portës së Koliçit, falë edhe mbrojtjes efikase të gjilanasve që nuk lejuan shumë hapësira. Në pjesën e dytë ishin gjilanasit që u liruan nga presioni dhe e administruan lojën, por pa arritur të vijnë deri te rastet e mira. Në minutën e 78-të skuadra qipriote pati mundësi për të kaluar në epërsi, pasi gjyqtari akordoi penallti, ndonëse ndërhyrja ishte jashtë vijës së 16-shit. Për fat të gjilanasve gjuajtja e Moussa Suleimanit shkoi mbi portë dhe kësisoj ndeshja shkoi në vazhdime. Megjithatë, në vazhdim freskia ishte në anën e mysafirëve, të cilët në minutën e 102-të finalizuan një aksion të shpejtë, kur realizoi Georgios Efrem për zhbllokim të rezultatit, derisa në minutën e 116-të fitoren dhe kualifikimin në rrethin e dytë të Europa Leagues për APOEL-in e vulosi Dieumerci Ndongala. Sidoqoftë, paraqitja e sotme e Gjilanit dëshmoi se futbolli kosovar është në rrugën e duhur dhe ka shënuar rritje, duke pasur parasysh se gjilanasit u përballën me një rival shumë të fortë dhe që ka emër në garat evropiane.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments