No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Rrahmani: Nuk do ta kem problem të përshtatem te Napoli

Rrahmani: Nuk do ta kem problem të përshtatem te Napoli

Amir Rrahmani u ble nga Napoli që në muajin janar për 14 milion euro, por qëndroi te Hellas Verona deri në fund të sezonit. Mbrojtësi dardan ishte një nga lojtarët me statistikat më të mira, në duelet e fituara dhe duelet ajrore.

“Nuk e kam pritur, ishin shifra shumë të larta dhe që tregojnë tipin e lojës që kemi bërë vitin e shkuar me Hellas Verona”, tha fillimisht Rrahmani gjatë konferencës së prezantimit te Napoli. Ai u pyet për shumë gjëra, mes tyre edhe për pikat e forta.

“Jam lojtar agresiv, i fortë në duelet ajrore, por edhe në tokë. Këto janë karakteristikat e mia”, tregon Rrahmani, i cili te Hellas Verona ka luajtur me tre në prapavijë. Te Napoli Gattuso preferon të rreshtohet me katër mbrapa dhe kjo nuk është problem për mbrojtësin shqiptar, që ka luajtur edhe në Superiore me Partizanin.

“Kam luajtur shumë herë në karrierën time me mbrojtje me katër futbollistë, madje edhe te përfaqësuesja e Kosovës luaj ashtu. Nuk do të jetë problem për të mua të përshtatem me një sistem të tillë në mbrojtje.

Mbrojtës i majtë? Kam luajtur edhe mbrojtës i majtë në shtatë ndeshje të Europa League kur isha pjesë e Dinamo Zagreb. Mund të luaj edhe si anësor i majtë, nëse trajneri dëshiron, Unë jam gjithmonë gati për nevojat ekipit”. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments