No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Lirim Kastrati shënon gol në Ligën e Kampionëve

Lirim Kastrati shënon gol në Ligën e Kampionëve

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar gol me Dinamo Zagrebin kundër ekipit rumun Cluj në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kastrati hyri në lojë në minutën e 54. Golin ndërkohë e realizoi 12 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Takimi mes Clujit dhe Dinamo Zagrebit tashmë ka hyrë në vazhdime pasi 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan baras 2:2.

Që nga minuta e 51-të, Dinamo mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Theophile-Catherine u ndëshkua me karton të kuq.

Kastrati 21-vjeçar sezonin e kaluar e mbylli me 11 gola e 7 asistime sa ishte pjesë e Lokomotivës së Zagrebit.

Nënshkroi me Dinamo Zagrebin, por mbeti te Lokomotiva si i huazuar. Sivjet në edicionin e ri në elitën e futbollit kroat ka zhvilluar dy ndeshje. Është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments