No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Kandidati për president te Barcelona: Messi qëndron me një kusht!

Kandidati për president te Barcelona: Messi qëndron me një kusht!

“Messi qëndron nëse Bartomeu largohet”, këto janë fjalët e kandidatit për president të Barcelonës, Victor Font. Mesazhi i tij është i qartë dhe kërkon largimin e menjëhershëm të presidentit aktual.

Zërat për një largim të mundshëm të lojtarit sa vijnë dhe shtohen, ndërkohë që drejtuesit dhe tifozët kërkojnë që ai të qëndrojë të paktën dhe një sezon. “Nëse ka ndonjë shans që Messi të qëndrojë, sado i vogël të jetë ai, është nëpërmjet dorëheqjes së Bartomeut.

Leo ka njëzet vite që është këtu dhe marrja e këtij vendimi tregon qartë se sa i zhgënjyer është nga klubi.  Bordi drejtues mori një goditje të madhe pas humbjes 8-2 kundër Bayernit, por goditja e vërtetë qenka kjo. Nëse ai largohet atëherë kjo do të mbahet mend gjithmonë në CV-në e tyre,” deklaron spanjolli në Radion “Onda Cero”.

“Messi është një legjendë e Barcelonës dhe nuk mund ta imagjinoj që largimi i tij të përcaktohet nga gjykatat. Shpresoj për të mirën e klubit që ne të dimë si të sillemi me largimin e tij. Vendimi i Leos për t’u larguar jam i sigurt që nuk ka ardhur nga humbja në Lisbonë. Ne kishim kohë që e kishim paralajmëruar diçka të tillë,” mbyll Font.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments