No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Juventus harron Pogbanë, planifikon shkëmbimin me yllin e Atleticos

Juventus harron Pogbanë, planifikon shkëmbimin me yllin e Atleticos

Drejtuesit e Juventusit janë futur në merkato për një mesfushor dhe në listën e dëshirave të Andrea Pirlos deri më tani janë dy emra. Objektivi i parë është Paul Pogba. Rikthimi i francezit në Torino nuk është një operacion i lehtë pasi fillimisht duhet të largohet Paulo Dybala, për të siguruar kështu paratë e mjaftueshme për kampionin e botës.

Emri i dytë në listë është mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Partey. Sipas raportimit të “Tuttosport”, 27-vjeçari shikohet si përforcimi i duhur për mesfushën e “Zonjës së Vjetër”. Juventus po planikon një ofertë ndaj madrilenëve, ku në të do të përfshihet dhe kartoni i Federico Bernardeschit.

Ish-sulmuesi i Fiorentinës pëlqehet nga Diego Simeone dhe në takimin e fundit mes tyre ai u impresionua nga paraqitja e italianit. Kartoni i Thomas vlerësohet diku te 50 milionë euro, por me futjen e Bernardeschit në lojë kjo shifër do të ulej shumë. Mbetet për tu parë nëse dy klubet do të gjejnë gjuhën e përbashkët, ashtu siç ndodhi me Pjanic dhe Arthur Melon.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments