No menu items!
Ballina KRYESORE FFK: Po e presim lejen për nisjen e stërvitjeve dhe të kampionatit

FFK: Po e presim lejen për nisjen e stërvitjeve dhe të kampionatit

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollin e Kosovës në rrethanat aktuale si dhe përgatitjet për fillimin e edicionin e ri 2020/2021.

KE e vlerësoi gjendjen si të rënduar nga Covid-19, ndaj do të përpiqet që të ndihmojë klubet brenda mundësive dhe hapësirës që do të ketë.

Në këtë drejtim KE konstatoi se FFK-ja ka bërë dhe po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme për edicionin e ri, gjithnjë duke u bazuar në Udhëzimet e IKSHP-së, si dhe standardeve e kritereve të vendosura nga UEFA si dhe vet Protokollin e FFK-së.

Kështu që, FFK-ja është e gatshme për fillimin e garave dhe vetëm po pritet leja nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Sportit për lejimin e stërvitjeve për klubet në të gjitha rangjet. Po ashtu KE shqyrtoi edhe përgatitjet për ndeshjet e shtatorit të Kombëtares A, Kombëtares U21  dhe Kombëtares A në konkurrencën e femrave, duke konstatuar se të gjitha përgatitjet janë kryer në përputhje me të gjitha kriteret, sidomos ndeshjet si vendas ku është përgatitur stadiumi “Fadil Vokrri” sikur fusha ashtu edhe infrastruktura brendshme e nevojshme në harmoni me standardet dhe kriteret që kërkojnë masat e Anti-Covid të IKSHP-së dhe UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare.

 KE miratoi edhe Aktet normative që rregullojnë garat për edicionin e ri dhe po ashtu emëroi Komisionet relevante që nevojiten para fillimit të garave. Kështu që Komisioni i garave të Superligës dhe Ligës së parë do të drejtohet nga:

Abdyl Bellopoja, kryetar

Isak Ejupi, anëtar dhe

Agim Kastrati, anëtar

Komisioni për infrastrukturë është i njëjti nga viti i kaluar, të cilit i prinë Isak Rakovica.

KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments