No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi dhe Challandes në darkë të përbashkët, dakordohen për të ardhmen

Ademi dhe Challandes në darkë të përbashkët, dakordohen për të ardhmen

Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka darkuar me përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes, i cili ka arritur sonte në Kosovë. Gjatë kësaj darke është biseduar për gjendjen e tanishme, për futbollistët dhe për dy ndeshjet e radhës të Dardanëve në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë. Përzgjedhësi Challandes përgëzoi presidentin Ademi për të arriturat dhe punën e bërë dhe e uroj për tejkalimin e situatës rreth procesit gjyqësor, gjë e cila ia mundëson përqendrimin e plotë në procesin e zhvillimit dhe progresit të futbollit kosovar. Presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Challandes u dakorduan për punën e përbashkët në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme dhe u shprehën të gatshëm për sfidat e radhës dhe optimistë për të vazhduar përpara me krenari e përgjegjësi në realizimin e sukseseve të reja. Zvicerani ende nuk e ka vazhduar kontratën me Dardanët, por duket se disponimi për të vazhduar ecjen së bashku ekziston tek të dyja palët.
Challandes, të hënën, do të mbajë konferencë për media në prag të udhëtimit në Itali për ndeshjen kundër Moldavisë, derisa futbollistët dardanë do të grumbullohen po këtë ditë në “Emerald”. Ndeshja Moldavi – Kosovë zhvillohet më 3 shtator në Parma, derisa tri ditë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” Dardanët presin Greqinë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Merret vendimi per kthimin e tifozëve në Seria A

Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën...

Recent Comments