No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtina konfirmon largimin e 5 futbollistëve!

Prishtina konfirmon largimin e 5 futbollistëve!

Prishtina ka konfirmuar pesë largime nga skuadra. Lamtumirë klubit i kanë thënë Armend Thaqi e Meriton Korenica që iu bashkuan Llapit, Ahmet Januzi e Ahmet Haliti, që pritet të transferohen te Llapi dhe Diar Miftaraj. Prishtina në këtë njoftim në një mënyrë e ka pranuar se është e zhgënjyer me largimin e këtyre futbollistëve, duke pasur parasysh se ishte e përqendruar rreth lëndës për rastin e Gjibraltarit.

Më poshtë postimi i plotë i klubit:

“Megjithëse i tërë klubi është i preokupuar në përgatitjen e lëndës për rastin “Gjibraltar” për në “CAS”, kanë ndodhur pesë ndryshime nga skuadra.

Janë larguar, Armend Thaqi, Ahmed Januzi, Diar Miftararaj, Ahmet Haliti dhe Meriton Korenica.

Skuadra i falënderon për kontributin e dhënë, sidomos në një edicion kaq të vështirë për klubin, sidomos pas rastit të ngjarjeve në Gjibraltar.

Klubi iu kërkon të falur nëse jeni ndjerë të lënë pas dore, iu falënderon për ditët e kaluara në FC Prishtina dhe iu uron sukses në vazhdim të karrierës.

FC Prishtina së shpejti do të njoftojë për futbollistët që do t’i bashkohen ekipit bardhekaltër”. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments