No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Tirana e pafat, shtyllë po, gol jo - Zvezda kalon tutje

Tirana e pafat, shtyllë po, gol jo – Zvezda kalon tutje

Shtylla e mallkuar… Nëse Ernest Muçi në minutën e 59-të do ta kishte çuar në rrjetë atë top diagonal që iu përplas portierit në trup dhe më pas i erdhi në ndihmë shtylla pingule, tani do të kishim një festë kombëtare. Por jo, këshillat e Gvozdenoviçit për të sulmuar nga ajri u bënë punë serbëve. 

bandicam 2020-08-25 21-26-38-759

Tirana u eliminua nga Crvena Zvezda pasi humbi me rezultatin 1-0. Kampionët e Shqipërisë ikin me kokën lart nga Champions, sepse luajtën si të barabartë me një kundërshtar që ka 20-fishin e buxhtetit të tyre. Keqardhje e madhe, por futbolli është i pamëshirshëm. Nuk mund të krijosh aq shumë raste ndaj një skuadre më të madhe dhe të shpërdorosh një rast tjetër si ai i Kobinasë. Është ligji i pamëshirshëm: kur nuk shënon, do ta pësosh.

bandicam 2020-08-25 21-19-56-938

Në momentin më të mirë të FC Tiranës, ku Muçi goditi shtyllën shënoi Crvena Zvezda. Ky gol mjaftoi që kampioni shqiptar të eliminohet nga Liga e Kampionëve

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, ku posedimin e pati më shumë kampioni serb por që nuk arrinte që t’i konkretizonte ato me ndonjë finalizim të saktë.

Megjithatë, Tirana pati disa kundërsulme dhe po ashtu pati disa goditje të forta në portë.

Në pjesën e dytë Tirana ishte më e mirë dhe Muçi goditi shtyllën në minutën e 60. Pikërisht në këto momente për Zvezdën akordohet një goditje nga këndi.

Katai asistoi për Tomane, i cili me kokë arriti që të shënoi gol dhe ta kalojë në epërsi Crvena Zvezdën.

Tirana u mundua që ta barazojë rezultatin por pa sukses, edhe pse kishte dy mundësi tjera të mira për barazim por nuk i shfrytëzoi si duhet.

Megjithatë, Tirana na bëri krenarë, sepse luajti me zemër në fushë dhe dha gjithçka nga vetja. Nuk e deshi fati as në minutën e 93-të, kur topi shkon pranë vijës fatale të porëts serbe, por serbët arrijnë të largojnë. Tani duhet të fokusohet te Liga e Europës, pasi bardheblutë kanë shansin që të luajnë në turin e tretë. Kundërshtarin do ta mësojnë pas shortit që hidhet më 1 shtator.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe...

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Recent Comments