No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Milani duhet të ketë kujdes vitin e kaluar humbën 150 milion euro

Milani duhet të ketë kujdes vitin e kaluar humbën 150 milion euro

Ivan Gazidis, CEO i Milanit, ka folur sot në konferencë për shtyp për hapjen e sezonit 2020-21, ku ka nisur edhe përgatitja kuqezi në Milanello.
“Covid, për ne dhe për komunitetin, ishte një sfidë e madhe. Futbolli është një komunitet. Futbolli luan një rol shumë të rëndësishëm në kthimin në normalitet. Shpresojmë që t’i rikthehen tifozët në stadium në mënyrë të sigurtë, ato janë një pjesë shumë e rëndësishme në futboll. Ne na mungojnë tifozët tanë, duam që ata të ndjehen pjesë e klubit dhe duam që ata në stadium, sa më shpejt të jetë e mundur, por vetëm në siguri”.
Image
Sa i përket merkatos, Gazidis sqaroi: “Kemi një ekip të ri që po rritet në një mënyrë shumë pozitive. Një pjesë e rëndësishme e strategjisë është vazhdimësia dhe, siç thamë, nuk është vetëm çështje e lojtarëve të rinj. Duhet një përzierje të lojtarëve të rinj dhe me përvojë. Duam të vazhdojmë të përmirësohet. skuadra. Klubi ka një sfidë të madhe përpara: të zhvillojmë ekipin dhe ta sjellim klubin në një ekuilibër financiar, të virtytshëm dhe të qëndrueshëm”.
“Në këtë kontekst, stadiumi është një pjesë themelore. Po punojmë shumë dhe mezi presim të shohim frytet e kësaj pune që po bëjmë. Jo gjithçka mund të ndodhë në vetëm një vit”.
Image
Ibrahimovic – “Ibra ka luajtur një rol të rëndësishëm që nga ardhja e tij në ekip dhe do të dëshironim që ai të vazhdojë ta ketë këtë rol. Po bëjmë gjithçka të mundshme për të siguruar që ky negociim të përfundojë pozitivisht. Një sfidë e veçantë, unë jam personalisht optimist”.
Objektivat – “Do të dëshiroja të siguroja një vizion të gjerë të aktiviteteve të klubit, të cilët e kanë ekipin në qendër. Ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në aspektin e stadiumit dhe në fushën tregtare. Për ekipin, po punojmë me vertikalitet dhe vendosmëri. Jemi përqendruar te të rinjtë e talentuar. Kjo mund të rritet brenda kontekstit të rritjes së skuadrës. Pas bllokimit kemi pasur performancën më të mirë në Evropë, e dyta pas Real Madrid”.

Pronësia – “Kemi një pronësi shumë të forte dhe kemi parë investime të konsiderueshme. Por gjëja më e rëndësishme janë investimet e duhura dhe ne duhet t’i bëjmë ato duke u përqëndruar në rritjen e këtij grupi lojtarësh. Siç tha Paolo, kemi disa sfida se si të respektojmë FFP. Vitin e kaluar kemi humbur gati 150 milion dhe duhet të veprojmë në një regjim kontrolli të kësaj situate financiare”.
“Kam një ndjesi që do të ketë lëvizje që do të ndodhin drejt fundit të merkatos dhe do të jemi të gatshëm për të shfrytëzuar mundësitë e duhura “.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments