Kryetari i Kuvendit zgjedhor të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Ruzhdi Statovci, ka uruar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, për vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës.
Supremja vendosi sot që rasti Ademi të kthehet në rishqyrtim nga Prokuroria e Kosovës.
“Lajmi për rikthimin e gjykimit nga fillimi, ndaj presidentit të FFK-së është lajm i mirë jo vetëm për te (Agim Afemin) por për familjen, miqët e tij, FFK-në dhe futbollin e Kosovës. Ky lajm i mirë vjen pas lajmit të para pak ditësh kur edhe prokuroria zvicërane hodhi poshtë aktakuzën ndaj presidentit të FIFA-s, z. Giani Infantino.
Ky vendim është ai që gjithmonë e kemi dashur dhe e kemi besuar e që më në fund po del në dritë. Tash dëshirojmë që vendimi i ardhshëm i gjykatës të jetë në favor tuajin, tonin e të futbollit të Kosovës, qe ti të mbetesh në krye të FFK-së dhe ta udhëheqesh atë me suksese edhe më të mëdha se sa deri më tash.
Ky lajm do të duhet të jetë i mirëseardhur për çdokënd që ia do të mirën futbollit të Kosovës. Prandaj i nderuari Ademi ju përgëzojmë për këtë vendim të Supremes dhe urojmë që procesi i përsëritur të mbyllet në dobi tuajen. Jemi te bindur se kjo do të ndodhë Urime Z. Agim Ademi dhe ju dëshirojmë suksese edhe më të mëdha për ju, për FFK-në dhe për futbollin e sportin e Kosovës”, thuhet në letrën e kryesisë, ryesia e FFSHGJ Ruzhdi Statovci, kryetar”