No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Challandes zbulon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit

Challandes zbulon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Moldavisë, më 3 shtator dhe kundër Greqisë, më 6 shtator. Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 31 gusht, derisa përzgjedhësi Challandes në po atë ditë do të mbajë konferencë për media, në orën 11:00, në hotel “Emerald”. Në listën primare të trajneri zviceran janë 22 futbollistë, ku nuk ka ndonjë risi nga herët e kaluara, përveç rikthimit të Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut pas shumë muajve mungesë, derisa mungojnë sulmuesit Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova. Ndërkaq, kësaj liste për ndeshjen me Greqinë do t’i bashkohen edhe lojtarët nga Kombëtarja U21, Lirim Kastrati, Florent Muslija dhe Arbenit Xhemajli, derisa Challandes ka lënë edhe tre emra rezervë në rast nevoje, e ata janë Anel Rashkaj, Mirlind Kryeziu dhe Florian Loshaj.  


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments