Armend Thaqi është zyrtarizuar nga klubi i Ballkanit si përforcim i radhës për edicionin e ri.
Më poshtë postimi i klubit:
“Armend Thaqi, është futbollisti më i ri i FC Ballkanit.
Kemi kënaqësinë tē ju informojmë se mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi sot ka vendosur që të na bashkohet për 2 sezonet e ardhëshme.
Thaqi do të prezantohet zyrtarisht në ambientet e klubit në ditët në vazhdim.
Na priftë e mbara Armend”, konfirmon faqja zyrtare e Ballkanit.