No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Stankoviq para ndeshjes me Tiranën: Nuk më intereson politika, mendoj veç për...

Stankoviq para ndeshjes me Tiranën: Nuk më intereson politika, mendoj veç për futboll!

Ish mesfushori i njohur i Serbisë dhe Interit të Milanos, që aktualisht mban pozicionin e trajnerit të Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic doli në konferencën e zakonshme për shtyp pasditen e sotme, në prag të përballjes mes klubit serb dhe Tiranës, nesër në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”.

Ai u shpreh se ka përgatitur skuadrën për të interpretuar mirë ndeshjen dhe për të marrë kualifikimin, ndërsa pranoi se ka ecur nëpër rrugët e Tiranës dhe ka vënë re një numër të shumtë tifozësh me Interin.

Luani në Shqipëri, përballë Tiranës… Si e shihni ndeshjen nesër?
Ne kemi një ekip që adaptohet shpejt dhe duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër, gjërat e tjera nuk më interesojnë. Fakti që është vetëm një ndeshje ka ndikim, por ne e kemi studiuar kundërshtarin dhe jemi përgatitur emocionalisht për të marrë maksimumin.

E keni menduar humbjen në Tiranë?
Në qoftë se unë do ta mendoj që bota do të ndalojë po ta humbas këtë ndeshje, atëherë do ta quaja të humbur. Por futboll është luajtur edhe para kësaj ndeshjeje dhe do të vazhdojë të luhet edhe pas saj. Më vjen keq mbi të gjitha që nuk kemi tifozë. Janë pjesë e rëndësishme e futbollit dhe shpresoj që sa më shpejt t’i rikthemi normalitetit.

A do të preferonit një kundërshtar tjetër në këtë tur dhe sa e njihni Tiranën?
Është fakt që do të luajmë me Tiranën, nuk kam hapësira që të zgjedh. Mendoj që di mjaftueshëm për Tiranën. Është ekip i ri, i organizuar dhe kundërshtar i denjë për t’u përballur.

Keni disa mungesa për sfidën e nesërme…
Po, është e vërtetë që një pjesë e ekipit ka ngelur në shtëpi për të punuar dhe për t’u stërvitur. Mendoj se kam përzgjedhur më të mirët e atyre që kisha në dispozicion, por fusha do ta tregojë këtë.

Keni takuar tifozë të Interit në Shqipëri? Conte është në prag të shkarkimit, a ëndërroni të jeni ju pasues i tij?
Me aq mundësi sa pata, që dola nëpër rrugët e Tiranës, mora vesh që kishte shumë tifozë të Interit, të cilët donin të më flisnin dhe të bënin foto. Sa i përket Contes, i uroj shumë fat, por për momentin unë mendoj vetëm për Crvena Zvezdën.

Si t’u duk atmosfera në Shqipëri dhe sa informacione keni për këtë vend?
Nuk kam ndjerë asnjë presion në Shqipëri, megjithatë ne jemi përgatitur për çdo lloj skenari në fushën e lojës. Nuk e njoh shumë futbollin shqiptar. Di që trajnerë të Kombëtares kanë qenë Panucci dhe De Biasi, njoh edhe disa lojtarë shqiptarë që luajnë në Europë, vetëm kaq.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments