No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Stadiumi “Fadil Vokrri” i përshtatet rregullave të reja për “COVID-19” – Numër...

Stadiumi “Fadil Vokrri” i përshtatet rregullave të reja për “COVID-19” – Numër i limituar edhe për media

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të mirëpret ndeshjet e Kosovës A dhe U21 në muajin shtator për ciklet e radhës kualifikuese, ndërkohë që tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këto dy ndeshje, duke marrë masat për rrespektimin e distancës, gjithmonë sipas udhëzuesve kundër “COVID-19”, raporton Sheshi.

Stafi i stadiumit, së bashku me ata të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë punuar në vazhdimësi për të vënë sinjalizues në çdo pjesë të stadiumit, madje duke nisur nga dera kryesore.

Përveç vendosjes së tunelit dezinfektues në hyrje të impiantit, brenda stadiumit janë vënë sinjalizimet për ruajtjen e distancës.

Hapsirat në dhomat e zhveshjes tashmë janë ngushtuar, stolat janë zgjeruar, teksa një numër i futbollistëve rezervë do të qëndrojnë edhe në tribuna, pasi që tashmë janë vënë karrige të veçanta.

Ajo që bie në sy është edhe zvogëlimi i hapsirës për media, pasi që tashmë do të ketë distancë brenda ulëseve dhe numri i gazetarëve do të jetë i limituar.

Në imazhet e mëposhtme mund të shihni më së miri punën e bërë gjatë javës së fundit në këtë stadium:

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments