No menu items!
Ballina KRYESORE Kreu i FFK-së ngushëllon familjet e ish-dy portierëve drenicas dhe KF Drenica

Kreu i FFK-së ngushëllon familjet e ish-dy portierëve drenicas dhe KF Drenica

Sinan Behrami

Fazli Mehmeti

Drenica ka njoftuar se kanë ndërruar dy ish-portierët, Sinan Behrami dhe Fazli Mehmeti. Behrami ka ndërruar jetë dje, ndërsa Mehmeti pardje, të dy këta kanë qenë ish-portier të Buduçnostit tash të quajtur KF Drenica. Për vdekjen e tyre telegram ngushëllimi familjeve dhe klubit i ka dërguar kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Telegrami i kreut të FFK-së
Të nderuara Familje Behrami dhe Mehmeti!
Të nderuar drejtues dhe staf i KF “Drenica”

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të dy ish-portierëve të Drenicës, Sinan Behrami dhe Fazli Mehmeti, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Sinan Behrami dhe Fazli Mehmeti dhanë kontribut të madh për futbollin drenicas dhe atë kosovar në përgjithësi, derisa me paraqitjet e tyre në portë u bënë shembuj për shumë të rinj të kësaj treve që të merreshin me futboll në periudhën e hershme të zhvillimit të tij. Sinani dhe Fazliu ishin personalitete me virtyte të larta humane e sportive, andaj si të tillë do të kujtohen gjithmonë.
Pushofshin të qetë në përjetësi!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments