No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Federata e Gjibraltarit “në aksion” për të ndihmuar Lincolnin ndaj Prishtinës, ja...

Federata e Gjibraltarit “në aksion” për të ndihmuar Lincolnin ndaj Prishtinës, ja zhvillimet e fundit

Federata e Futbollit e Gjibraltarit ka bërë të ditur që do të ndihmojë në të gjitha aspektet klubin e Lincoln, pas anulimit të ndeshjes ndaj Prishtinës për herë të dytë.

Federata e Gjibraltarit ka njoftuar se ka shtyrë mbledhjen virtuale të planifikuar për të hënën, pasi që është përgatitur të ndihmojë klubin e Lincoln Red Imps, në lidhje me anulimin e ndeshjes ndaj Prishtinës, përcjellë Olle.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në kualifikueset për Ligën e Evropës midis Lincoln dhe Prishtinës, Federata e Gjibraltarit ka vendosur të shtyjë takimin dhe të përqendrojë përpjekjet e saj për të ndihmuar Lincolnin gjatë kësaj kohe”, ka njoftuar Federata.

Kjo e fundit është treguar shumë e matur me zhvillimet e së shtunës, duke mos i komentuar fare ato.

Sipas mediave të atjeshme, UEFA mund të marrë sot vendimin për fatin e ndeshjes.

Kujtojmë që Prishtina këmbëngulë që autoritetet e Gjibraltarit e kanë anuluar takimin, fakt që mund të ndikojë shumë në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments