No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Capello: Largimi i Coman një nga gafat e mëdha të Juventusit

Capello: Largimi i Coman një nga gafat e mëdha të Juventusit

Fabio Capello ka kritikuar Juventusin për “përsëritjen e të njëjtave gabime”, duke e konsideruar largimin e njeriut të finales të Champions-it, Kingsley Coman, si një tjetër gafë të klubit nga Torino. Ndërkombëtari francez shënoi golin e fitores së bavarezëve kundër PSG, në Lisbonë, të dielën, duke iu dhënë Champions-in e gjashtë në histori gjigantëve të Bundesligës.

Juventusi ishte mes atyre që e vëzhgoi nga larg, me siguri duke pasur keqardhje që e lëshuan ashtu Coman. Ai u largua nga PSG më 2014, por kaloi vetëm një sezon të plotë në Torino, duke luajtur 22 ndeshje në total, para se të bashkohej me Bayern Munich në sezonin 2015-2016, fillimisht i huazuar dhe pastaj u ble.

Ai nuk është talenti i parë i ri, që kalon përmes Juventusit, para se të bëhet yll; me legjendën e Arsenalit, Thierry Henry, një tjetër as i dukshëm në atë listë. Fabio Capello beson se kjo nxjerr në pah gabimet e gjigantëve të Serie A dhe filozofisë së tyre të transferimeve:

“Coman konsiderohet mjaft i mirë për të filluar në një finale të Champions-it për Bayern Munich. Me sa duket, Juventusi vazhdon të përsërisë të njëjtat gabime. Henry mbërriti kaq i ri te Juventusi, por ata e lanë të largohet dhe më pas lulëzoi tek Arsenali. Coman po ndjek një rrugë të ngjashme tani në Mynih. Kur shihni cilësinë, duhet të keni durimin të prisni. Ju nuk mund të prisni që një lojtar i ri të jetë menjëherë protagonist në nivelin më të lartë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments