No menu items!
Ballina KRYESORE Thaqi: Jam asimptomatik, çudi që pozitiv po dalin edhe lojtarët që e...

Thaqi: Jam asimptomatik, çudi që pozitiv po dalin edhe lojtarët që e kanë kryer virusin para një muaji!

Drita, Gjilani, FC Prishtina ishin skuadrat nga Kosova që siguruan pjesëmarrjen në garat evropiane këtë edicion.

Drita si kampion ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve, Gjilani si nënkampion në Ligën e Evropës, së bashku me FC Prishtinën si fituese e Kupës së Kosovës.

Por, pandemia COVID-19 ndikoi keq te klubet kosovare, të cilat u përballën me probleme të shumta jashtë vendit, me disa raste pozitive me virusin korona.

Dritës iu anulua ndeshja në Ligën e Kampionëve ndaj Linfieldit, duke zbritur në Ligën e Evropës, ashtu si edhe FC Prishtinës ndeshja me Lincoln Red Impsin, derisa Gjilani në tentimin e dytë e zhvilloi ndeshjen ndaj Tre Pennes, të cilin e fitoi me shifrat 1:3.

Mbrojtësi dhe kapiteni i FC Prishtinës, Armend Thaqi në një bisedë me “Zeri” ka thënë se situata e krijuar së fundmi në klubin prishtinas ka qenë dëshpëruese.

“Janë ndjenja jo të mira sepse po na shkon një vit mundi poshtë, por kjo është situata e krijuar në gjithë botën dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, vetëm duhet të pajtohemi me këtë”, deklaroi fillimisht Thaqi.

Thaqi ishte ndër futbollistët e rezultuar pozitiv me virusin korona, por që ai thotë se nuk e ka asnjë simptomë.

“Puna e virusit është pak e vështirë sepse po dalin pozitiv edhe ata lojtarë që e kanë kryer infeksionin para një muaji apo më shumë”, potencoi ish-mbrojtësi i Gjilanit.

“Personalisht, nuk kam asnjë simptomë të vetme të virusit dhe kam dalur pozitiv”, insistoi Thaqi.

Për fund, në lidhje me të ardhmen e tij, Thaqi deklaroi se shumë shpejt gjithçka do të dihet.

“Nuk ka ende diçka konkrete për të ardhmen time. Presim këto ditë të sqarohet gjithçka”, përfundoi të dielën Armend Thaqi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments