No menu items!
Ballina KRYESORE Rikthimi dhe ambicia për të triumfuar në Kosovë, flet Alan Clark

Rikthimi dhe ambicia për të triumfuar në Kosovë, flet Alan Clark

Alan Clark është sërish në Kosovë. Tekniku 40 vjeçar nga Afrika e Jugut ka pranuar ftesën e Klubit Futbollistik “Llapi” për të qenë pjesë e stafit teknik te kjo skuadër.

Clark, i cili dikur ishte pjesë e stafit teknik te ekipi nacional U21 i Kosovës, tashmë do të jetë asistenti i parë në shtabin teknik që drejtohet nga trajneri Tahir Batatina.

Intervistoi: Drilon SYLEJMANI (Gazeta Sheshi)

Rikthimi në Kosovë e ka ngazëllyer teknikun jugafrikan, i cili ka treguar përse ka vendosur ta pranojë një ofertë të tillë, çfarë ka ndryshuar nga hera e fundit që ishte në Kosovë dhe cilat janë ambicjet në punën e tij të re.

“SHESHI”: Përshëndetje Alan, mirësevini sërish në Kosovë dhe paqi fat në aventurën tuaj të re. Por, cila ishte arsyeja që e pranuat këtë ofertë dhe çfarë prisni nga kjo eksperincë e re?

Clark: “Së pari unë ju falenderoj për mirëseardhjen. Unë vendosa ta pranoja ofertën për të ardhur sërish të punoj në Kosovë, pasi që në të kaluarën kam punuar me ekipin nacional të Kosovës U21. Unë kam kaluar jashtëzakonisht mire gjatë punës time si trajner me futbollistë të Kosovës. Dua të vazhdoj punën time si trajner këtu dhe të rritem sa më shumë që mundem, pasi që është një mundësi e mirë për mua dhe dua ta shfrytëzojë”.

“SHESHI”: Si ju kanë pritur te Llapi dhe si po ecin gjërat në këto ditë të para?

Clark: “Njerëzit këtu më kanë pritur shumë mirë dhe kam pranuar shumë mesazhe mirëseardhje. Këtu kam gjetur ngrohtësinë e njerëzve, ashtu siç e kam patur edhe në të kaluarën. Gjërat po ecin mirë, ekipi është duke punuar shumë mirë në përgatitjet për edicionin e ri”.

“SHESHI”: Sa kanë ndryshuar gjërat nga hera e fundit që ju ishit këtu?

Clark: “Pas rikthimit këtu kam vërejtur që disa gjëra kanë ndryshuar për të mirë dhe kjo është vërtetë emocionuese”.

“SHESHI”: Cilat janë ambicjet tuaja dhe si e sheh të ardhmen tënde?

Clark: “Unë do të doja të punoja këtu në Kosovë sa më gjatë që mundem. Do të mundohem të ndihmoj me përvojën time sa më shumë që mundem”.

“SHESHI”: Çfarë pret nga ky edicion?

Clark: “Pres një kampionat të luftuar me ekipe që luftojë fuqishëm në çdo javë. Pres që në çdo ndeshje ne të punojmë shumë dhe të kemi sukses. Jam vërtetë i ngazëllyer dhe mezi po e pres fillimin e kampionatit”.

I pajisur me licencën UEFA Pro, Clark ka punuar në skuadrën e Mamelodi Sundowns FC si trajner i kategorive të reja. Më pas punoi si asistent i parë i shtabit teknik në skuadrën e SuperSport United, tek Përfaqësuesja e Kosovës U21, tek të cilët kishte edhe rolin e trajnerit analist si dhe tek AmaZulu FC, kurse së fundmi ishte trajner i parë i skuadrës Black Leopards FC, ku drejtoi këtë skuadër në 8 ndeshje të edicionit pranveror.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments