No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ndërron jetë legjenda e Vëllaznimit, Ademi ngushëllon familjen dhe klubin

Ndërron jetë legjenda e Vëllaznimit, Ademi ngushëllon familjen dhe klubin

Është ndarë nga jeta ish-futbollisti e ish-kryetari i klubit të Vëllaznimit, Fehmi Macula. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të një prej ekipeve më me traditë në vendin tonë. Familjes Macula dhe KF Vëllaznimi nëpërmjet një telegrami ngushëllime i ka shprehur edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi.

Telegrami i FFK-së

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fehmi Maculës  Prishtinë, 23 gusht, 2020 E nderuara Familje Macula! Të nderuar drejtues, staf, futbollistë e tifozë të KF “Vëllaznimi” Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fehmi Maculës, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella. Fehmi Macula ishte pjesë e gjeneratës më të ndritshme të Vëllaznimit në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, derisa përveç si futbollist, kontributin e tij për klubin gjakovar e dha edhe si kryetar. Me paraqitjet e tij në fanellën kuqezi Fehmiu la gjurmë të pashlyeshme, duke qenë shembull për shumë të rinj të asaj kohe. Ai kishte virtyte të larta njerëzore dhe sportive dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Me respekt Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments