No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “The Sun”: Guardiola, ofertë stratosferike për Lautaro Martinez

“The Sun”: Guardiola, ofertë stratosferike për Lautaro Martinez

Pep Guardiola nuk di të ndalet në shpenzimet stratosferike për ta përforcuar skuadrën e tij. Pas dështimit të radhës në Champions, trajneri katalanas i Manchester City shtë i dëshpëruar për të nënshkruar me një zëvendësues afatgjatë të Sergio Aguero. Harry Kane ka qenë zgjedhja e tij e parë, por bomberi anglez duket i pamundur, kështu që tani është përqendruar te Lautaro Martinez, 22 vjeç, që mbrëmë zhgënjeu në finalen e “Europa League”, Inter-Sevilla 2-3.

Argjentinasi zikaltër ka shënuar 20 herë këtë sezon dhe ka një klauzolë lirimi prej 81 milionë £. Sipas “The Sun”, klubi nga “Etihad” do të jetë në gjendje ta përmbushë këtë kusht financiar të Interit, duke rimbursuar para nga shitja e disa lojtarëve të tjerë aktualë. Në këtë mënyrë do të synohet financimi i operacionit shumë të kushtueshëm. Barcelona, gjithashtu, ka qenë e prirur për ta marrë Lautaro në “Camp Nou”, por Bartomeu pranoi dorëzimin në fillim të kësaj jave.

Interi nënshkroi me argjentinasin e ardhur nga Racing Club për 20 milionë euro, dy vite më parë. Sulmuesi 22-vjeçar ka luajtur tashmë për Argjentinën në 17 raste, duke shënuar 9 gola, përfshirë një “hat-trick” kundër Meksikës, shtatorin e kaluar. Zikaltrit janë të prirur që bomberi në fjalë të mbetet me ta, por Guardiola, i cili ka firmosur me mbrojtësin Nathan Ake nga Bournemouth për 41 milionë, dëshiron të blejë një sulmues të ri qendror dhe një “10”.

Sergio Agueros i ka mbetur edhe një vit në marrëveshjen aktuale me “qytetarët”. Ai duket i vendosur të kthehet në Argjentinë për të luajtur, edhe pse Manchester City po i ofron rinovim edhe 12 muaj të tjerë. Aguero ka luajtur me “qytetarët” qysh nga transferimi i tij prej Atletico Madrid më 2011, duke u bërë kryegolashënuesi i klubit anglez me 180 gola.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments