No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Suarez: Nëse nuk më duan, le të ma thonë. Mos ta lakojnë...

Suarez: Nëse nuk më duan, le të ma thonë. Mos ta lakojnë kot emrin tim

Më në fund është shfaqur Luis Suarez, për të dhënë shpjegime mbi situatën e Barcelonës dhe të ardhmen e tij. Sulmuesi uruguajan është i sinqertë në ato që thotë dhe kritikon hapur bordin e drejtorëve të klubit, ata që janë përgjegjës për menaxhimin sportive. Po kështu, shpërthen ndaj atyre që po e lakojnë emrin e tij si një nga skarcimet e mundshme të kësaj vere, kur ende ka një një vit kontratë dhe askush nuk ia ka komunikuar ndonjë gjë të tillë akoma.

I transferueshëm – “Ka fjalë për disa emra që dha presidenti, për ndryshime që mund të bëhen, por askush nuk më ka thënë se duan të bëjnë pa mua. Nëse kjo është dëshira e klubit, do të ishte mirë që personi përgjegjës të flaës direkt me mua. Më mirë kështu, pa ma lakuar emrin nëpër media, nëse jam njëri nga ato që duan të largojnë. Mbetet për t’u parë. I dua më të mirën klubit dhe ideja ime sot është që të vazhdoj. Nëse klubi vendos që jam i pavlefshëm, pra në shitje, nuk kam asnjë problem. Të flasim dhe ata vendosin. Koeman? Nuk kam biseduar me të ende”.

Peshat e rënda – “Mbaj mend që Ajax eliminoi Real Madridin dhe thuhej që Kroos kishte mbaruar. Donin të largonin Modric, pastaj thanë që Ramos ishte një fatkeqësi dhe papritmas asnjë lojtar nuk ia vlente më. Vitin e ardhshëm gjithçka shkoi më mirë dhe përsëri ato u quajtën fenomene, janë pjesë e një ekipi legjendar. Tashmë dihet se humbja shërben për të të goditur me gjithçka, të gjithë. Sinqerisht mendoj se ka mungesë koherencë, durimi dhe, mbi të gjitha, kujtese. Kur dijet dhe argumentet mungojnë për të shpjeguar gjërat në thellësi, zakonisht nxirret një arsye e thjeshtë dhe sipërfaqësore. Po, unë jam një mik i Leos. Është krenari për mua. Në fushë nuk ka miq, por shokë të skuadrës. Unë jam me fat që kam mik një personi të shkëlqyer si Leo”.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëmNeymar e pranon: Messi dhe Ronaldo nuk janë nga ky planet

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe...

Recent Comments