No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Debat i nxehtë se kush do ta anulojë ndeshjen!

Debat i nxehtë se kush do ta anulojë ndeshjen!

Ndeshja parakualifikuese për Europa League ndërmjet Lincoln Red Imps dhe Prishtinës, e paraparë të zhvillohet sot në orën 18:00 është vënë në dyshim të madh. Kjo për faktin se në testet e kryera në laboratorin e licencuar të UEFA-s në Spanjë, madje 9 persona nga ekspedita e Prishtinës kanë rezultuar pozitivë. Të dy klubet tani janë në pritje të vendimit nga delegati i UEFA-s, nëse do të vendoset që ndeshja të zhvillohet sonte apo jo, raporton Futbolli.info. Rregullat e UEFA-s thonë se nëse një skuadër i ka 13+ lojtarë negativ në testin për Covid-19 mjafton që ta zhvillojë ndeshjen, por se a do të veprohet kësisoj mbetet të shihet. Nga burime të afërta me klubin bardhekaltër mësojmë se i gjithë debati tani po bëhet rreth asaj se kush do ta marrë vendimin për anulimin e ndeshjes. Nëse një vendim të tillë e marrin autoritetet e Gjibraltarit, atëherë Prishtina mund ta kërkojë fitoren në tavolinë, por në rast se ndeshjen e anulon delegati i UEFA-s, atëherë gjasat janë të mëdha që Lincoln Red Imps të kalojë tutje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments