Prishtina i ka marrë rezultatet e testeve të bëra dje për Covid-19, para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln.
Përsëri disa futbollistë të bardhekaltërve kanë rezultuar pozitivë, raportojnë burimet nga Gjibraltari, përcjellë “Olle”.
Zhvillimi i ndeshjes është në “ajër”, pasi që krejtësisht do të varet nga autoritetet e atjeshme.
Prishtina i ka të gatshëm 13 futbollistë, aq sa i kërkon rregullorja, për të zhvilluar ndeshjen.
Përkundër këtij fakti, as herën e kaluar nuk ishte lejuar zhvillimi i takimit, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat kësaj radhe.
Ndërkohë, faqja zyrtare e Prishtinës nuk ka konfirmuar asnjë informacion, duke vazhduar gjumin e thellë ashtu si herën e kaluar.