No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Mezani: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, APOEL-i është nivel tjetër

Mezani: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, APOEL-i është nivel tjetër

Gjilani do të ketë punë me një klub në nivel krejtësisht tjetër për dallim nga ai me të cilin luajti në ndeshjen parakualifikuese për Ligën e Evropës. Pas fitores ndaj Tre Pennes në San Marino, nënkampioni kosovar do të përballet me gjigantin qipriot, APOEL-in në fazën e parë kualifikuese.

APOEL-i është nivel shumë më i lartë se Tre Pennes. APOEL-i ka përfunduar në vendin e tretë në kampionatin e Qipros. APOEL-i ka 28 tituj të kampionit të Qipros dhe 21 kupa të këtij vendi. Jo shumë kohë më parë, në edicionin 2011/2012, ka luajtur në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Madje arriti edhe në çerekfinale.

Në fazën grupore të Championsit ka luajtur edhe në edicionin 2014/15.

Në Ligën e Evropës ka luajtur në fazën grupore së fundi në edicionin 2016/17, kur arriti deri në një të tetën e finales. Pra rundet e para kualifikuese APOEL-i i kalon pa telashe.

Për vështirësitë që do të kenë në atë përballje e ka pranuar edhe trajneri i Gjilanit, Gentan Mezani. Në Interaktiv të KTV-së, të premten Mezani ka thënë se niveli i Gjilanit me atë të APOEL-it janë larg.

“Unë dua të qëndroj me këmbë në tokë. Niveli i APOEL-it dhe ai i joni janë ende larg. Por shpresoj që të bëjmë një lojë të bukur”, është shprehur ai.

“Pavarësisht shumë problemeve para ndeshjes, ekipi është treguar profesionist sonte dhe ishte i vëmendshëm te takimi. Fitorja ishte e merituar”, shtoi ai.

Ndeshja Gjilani – APOEL do të luhet më 27 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments