Prishtina i ka marrë rezultatet e testeve të bëra dje për Covid-19, para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln.
Përsëri shumë futbollistë të bardhekaltërve kanë rezultuar pozitivë, raportojnë burimet nga Gjibraltari.
Gazeta Olle mëson se futbollistëve bardhekaltër iu është komunikuar lajmi për pezullimin e ndeshjes.
Vendimi është marrë nga autoritetet e atjeshme vendore, në koordinim me zyrtarët e UEFA-s.
Telegrafi mëson se Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Lorik Boshnjaku, Arbnor Muja dhe Ardian Muja, janë të infektuar me coronavirus.