No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Toure për Guardiolën: Te Barça dhe Reali do ta shkarkonin

Toure për Guardiolën: Te Barça dhe Reali do ta shkarkonin

Pep Guardiola do të ishte në telashe (do të rrezikontye shkarkimin), nëse do të ishte trajner i Barcelonës ose Real Madridit në fund të këtij sezoni, me atë që arriti në krye të Manchester City. Kështu mendon Yaya Toure, teksa trajneri katalanas dështoi sërish në fitimin e Champions-it, gjë për të cilën e ka marrë dhe paguan shumë shtrenjtë klubi nga “Etihad”.

Një humbje tronditëse e çerekfinales së Ligës së kampionëve ndaj Lyon do të thotë që pritja e gjatë e “qytetarëve” për lavdinë kontinentale do të vazhdojë. Guardiola e ka fituar dy herë këtë trofe, por triumfi i tij i fundit ishte në vitin 2011, kur drejtonte ende Barçën e mbushur me yje. Toure beson se dështimet e fundit nuk do të toleroheshin në “Camp Nou” dhe “Santiago Bernabeu”, ndaj drejtuesit e Manchester City duhet të bëjnë pyetje nëse trajneri i tyre mund t’ia dalë në këtë drejtim.

“Nëse do të ishte në stolin e Barcelonës apo të Real Madridit, me siguri që do të jetë në telashe, – tha ish-mesfushori i Manchester City dhe Blaugrana-ve për “Express Sport”. – Nuk kemi pse të dyshojmë se ai është sjellë në “Etihad” për të fituar Ligën e Kampionëve. Tani njerëzit janë duke gjetur një mënyrë për të thënë se ka ardhur vetëm për titullin në Angli, ose për ndonjë trofe tjetër lokal. Por nuk mund të gënjesh për këtë, sepse buxheti që klubi i ka dhënë atij vit pas viti kërkon tjetër gjë.

Ai duhet të fitojë Champions-in. Pep duhej ta kishte përmbushur tashmë këtë objektiv. Kur merr një trajner të këtij kalibri dhe shpenzon për të blerë yjet më të mirë në qarkullim, duhet të kesh rezultate. Sigurisht, Pep është mirë, por njerëzit kërkojnë pak më shumë nga ai, për shkak të asaj që klubi shpenzon. Pritshmëritë do të jenë të larta. Nuk ka asnjë klub në botë që shpenzon sa Manchester City, miliona paund për të blerë lojtarët më të shtrenjtë.

Kur i keni këto kushte, atëherë duhet t’i siguroni trofeun klubit. Unë nuk e di se çfarë po mendon bordi, është ai që do të marrë këtë vendim. Unë e njoh Manchester City, mund të marrë çfarëdo trajneri që do, sepse të gjithë e dinë që atje ka para për ta fituar Champions-in”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Recent Comments