No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtina kreu testin për Covid-19 në Gjibraltar, tani i pret rezultatet

Prishtina kreu testin për Covid-19 në Gjibraltar, tani i pret rezultatet

Ekspedita e FC Prishtinës ka udhëtuar mëngjesin e sotëm për në Gjibraltar derisa tashmë ka mbërritur në këtë vend.
Kujtojmë se Prishtina do të luajë nesër (e shtunë) ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës, në rast se gjithë futbollistët e grumbulluar rezultojnë negativ ndaj testit për koronavirus, shkak ky që bëri që para pak ditësh kjo ndeshje të shtyhej për të shtunën.
Prishtina në këtë ndeshje do të drejtohet nga trajneri Ramiz Krasniqi dhe do të luajë me lojtarë nga ekipe të Superligës së Kosovës pasi që ditë më parë u anulua ndeshja teksa tetë lojtarë prishtinas rezultuan pozitiv me COVID-19 pas testeve të kryera në këtë Gjibraltar.
Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli, thotë se skuadra tashmë ka zbarkuar në Gjibraltar.
“Prishtina ka ateruar në Gjibraltar dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Tashmë është testuar e gjithë skuadra për COVID-19 dhe presim që sonte më së largu nesër t’i marrim rezultatet”, ka thënë Begolli për Zeri.info.
Ai ndër të tjera njofton se skuadra sonte do ta kryejë nga ora 18:00 seancën stërvitore para ndeshjes.
“Sonte është në program seanca stërvitore nga ora 18:00. Shpresojmë se çdo gjë do të shkojë mirë si fillim me testet në mënyrë që ta presim ndeshjen të qetë”, pohoi Begolli.
Sfida Lincoln Red Imps – FC Prishtina zhvillohet të shtunën duke filluar në ora 18:00 në stadiumin “Victoria” në Gjibraltar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments