Kapiteni i Sevilla-s, Jesus Navas, ka komentuar fitoren e Europa League të marrë nga skuadra e tij kundër Inter-it mbrëmjen e sotme.
“Kjo skuadër e meriton. Kemi luftuar gjithë vitin dhe ia kemi dalë mbanë. Tifozët e meritonin”, ka thënë Navas pas ndeshjes.
“Fakti që do ta ngre trofeun si kapiten i Sevilla-s do të thotë shumë për mua, për miqtë që nuk janë më këtu, si Reyes”.