No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Legjenda e Barçës: Po iku Messi, edhe unë pas tij!

Legjenda e Barçës: Po iku Messi, edhe unë pas tij!

Lionel Messi është i paprekshëm në Katalonjë, është “mbreti” i Barcelonës. Duke qenë se prej gati një dekade e gjysmë ka dhënë gjithçka, sikurse edhe ka fituar, me Blaugrana-t, tifozët nuk mund ta mendojnë yllin argjentinas me fanellë tjetër. Megjithatë, pas turpërimit 8-2 në Champions, nga Bayern Munich, 33-vjeçari flitet se po kërkon opsione të tjera, duke u distancuar nga kaosi që ka përfshirë klubin. Njëri ndër ata, që flet plot emocione për të ardhmen e Messit, është legjenda e Barcelonës, Lobo Carrasco. Ai, as në ëndrrat më të këqija nuk dëshiron ta shikojë argjentinasin larg Blaugrana-ve.

Lobo Carrasco, që e ka veshur fanellën e skuadrës katalanase nga viti 1978 deri më 1989, tha për ‘El Chiringuito de Jugones’: “Nëse Leo largohet, do të iki bashkë me të deri në driblimin e fundit. Nëse largohet nesër, unë do të iki me të kudo qoftë. Asnjë nuk më emocionon më shumë se ai. Gjithçka po më duket si në ëndërr, shpresoj shumë që asgjë të mos jetë e vërtetë. Nuk dua kurrsesi që historia e mrekullueshme e tij me Barcelonën të përfundojë në këtë mënyrë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments