No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Kahn: Neuer mund të luajë për një kohë të gjatë

Kahn: Neuer mund të luajë për një kohë të gjatë

Oliver Kahn është mjaft i sigurt në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën thotë se do ta fitojë Bayern Munich ndaj PSG, të dielën në mbrëmje. Menaxheri i bavarezëve, gjatë një tele-konference, të raportuar gjithashtu nga Sport1 dhe mediat gjermane, u ndal në rolin e Manuel Neuer, duke lënë edhe një shaka t’i shpëtojë për për Gianluigi Buffon:

“Bayern Munich udhëhiqet nga një trajner si Flick, i cili gjen gjithmonë mënyrën dhe fjalët e duhura për të përçuar mesazhin e duhur te lojtarët e tij, i motivon ata të kërkojnë përherë më shumë. Ky është sekreti i skuadrave të shkëlqyera. Ne e dimë forcën e PSG, por njohim edhe potencialin tonë”.

Dhe pikërisht në lidhje me potencialin e bavarezëve, ish-portieri i shquar përqendrohet te Manuel Neuer, i konsideruar si një armë e rëndësishme e Bayern Munich. “Kur një portier plaket, ai nuk përkeqësohet, përkundrazi. Neuer është 34 vjeç dhe ende mund të luajë për një kohë të gjatë. Buffon? Epo, sa vjeç është ai? Deri 50… “, – tha ish-portieri gjerman me njëlloj doze ironie, duke bërë një paralelizëm midis “gardianit” të klubit bavarez dhe veteranit italian.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments