Gjilani ka kaluar pengesën e parë në Europa League. Në ndeshjen e parë evropiane në histori të klubit, gjilanasit kanë mundur skuadrën e Tre Pennes në Stadiumin Kombëtar të San Marinos, në kuadër të fazës parakualifikuese, me rezultat, 3:1. Tani kundërshtari i radhës për Gjilanin në raundin e parë kualifikues do të jetë klubi i famshëm qipriot, APOEL nga Nicosia. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 27 gusht, pra të enjten e ardhshme.