No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Gjilani kalon me sukses sfidën me Tre Penne, tani e pret Apoeli

Gjilani kalon me sukses sfidën me Tre Penne, tani e pret Apoeli

Gjilani i ka dhënë fund stresit me testet për Covid-19, me fitore në debutim në garat evropiane kundër Tre Pennes. Skuadra e Gentjan Mezanit ka triumfuar në San Marino me rezultat 3:1, duke e siguruar pjesëmarrjen në rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues, ku e pret dueli me skuadrën e njohur qipriote, Apoel Nikosia, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gjilanasit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës dhe me shumë meritë e mposhtën skuadrën modeste nga San Marino, por që u tregua goxha e papërshtatshme. Gjilani e mbizotëroi plotësisht lojën, duke krijuar raste të shumta shënimi, por u gjend befasisht në disavantazh në minutën e 16-të kur Nicola Gai i kaloi vendasit në epërsi. Megjithatë, ky gol nuk i demoralizoi djemtë e Gentjan Mezanit, të cilët vazhduan me lojë të mençur dhe në minutën e 24-t barazuan me golin e shënuar nga Darko Nikac, pas asistimit të Prognit. Për Gjilanin u lehtësuan gjërat në minutën e 43-të, kur Sorretino u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Dominimi i Gjilanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku si rrjedhojë shënuan edhe dy gola për ta siguruar kualifikimin. Fillimisht Fiton Hajdari shënoi një supergol në minutën e 64-t, derisa katër minuta më vonë biletën për në rrethin e parë kualifikues e vulosi Ardit Hila, me golin e tij për rezultatin përfundimtar 3:1.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments