No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Sonte vendoset e ardhmja, Messi takim me Koeman

Sonte vendoset e ardhmja, Messi takim me Koeman

Ronald Koeman u zyrtarizua ditën e djeshme si trajner i Barcelonës dhe nuk e fshehu lumturinë për rikthimin në Katalunjë, ku ka kaluar dis vite të bukura si futbollist dhe zëvendës trajner, ndërsa tani është gati për një tjetër sfidë.

Biseda me Lionel Messin është një nga punët e para që trajneri holandez premtoi të bëjë dhe duket se takimi mes të dyve do të ndodhë mbrëmjen e sotme në ambientet e klubit të Barcelonës.

Mediat në Spanjë raportojnë se Lionel Mesi ka ndërprerë pushimet dhe është nisur drejt qytetit për t’u takuar me Ronald Koeman, ndërsa pikërisht nag rezultati i kësaj bisede, pritet të vendoset edhe e ardhmja e yllit argjentinas.

Ky i fundit ka nxjerrë në pah disa herë zhgënjimin me mënyrën si po punohet në klub dhe shpërthimin më të fundit e pati në përfundim të kampionatit, ndërsa pas humbjes turpëruese në Champions ndaj Bayernit, u ka treguar shokëve të skuadrës se ka vendosur të largohet.

Tani presidenti Josep Bartomeu është i pafuqishëm t’i ndryshojë mendjen Lionel Messit, ndaj gjithçka është në dorë të Ronald Koeman, i cili do të provojë ta bindë numrin 10 me projektin e ri që ka ndërmend të aplikojë te skuadra “blaugrana”.

A do të qëndrojë Messi te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm, kjo është një dilemë që do të marrë fund në përfundim të takimit të sotëm me Koeman, ndërsa klube si Paris Saint Germain, Manchester City dhe Inter presin gjithë “sy e veshë” nga “Camp Nou”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments