Prishtina ka falënderuar publikisht edhe klubin e Lincoln, që ka pranuar kërkesën e klubit bardhekaltër për zhvillimin e ndeshjes.
Prishtina ka sqaruar rëndësinë e çasjes korrekte të klubit nga Gjibraltari në këtë situatë delikate.
“Prishtina falënderon skuadrën e Lincoln.
Duhet sqaruar opinioni se dje është përvjedhur një keqinterpretim me rastin e ricaktimit të ndeshjes.
Për asnjë moment skuadra vendase e Lincoln nuk ka hezituar që të na ndihmojë me çdo kërkesë që kemi pasur, për çka ne jemi shumë falënderues ndaj zyrtarëve të kësaj skuadre, si në organizimin e ndeshjes së parë, po ashtu edhe në përpjekjen për organizimin e ndeshjes së dytë.
Skuadra nikoqire e Lincoln pa hezituar fare e ka pranuar kërkesën tonë që ndeshja të zhvillohet të shtunën.
FC Prishtina i është pafundësisht mirënjohëse zyrtarëve të skuadrës së Lincoln.
Thanks guys”. /