Klubi i Gjilanit ka dhënë një lajm shpresëdhënës për tifozët e tij dhe opinionin e gjerë kosovar. Në fakt, gjilanasit kanë bërë të ditur që ndeshja ndaj Tre Pennes do të zhvillohet nesër, derisa futbollistët bardhekuq do të ri-testohen.
“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të saj do të ritestohen të githë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalur pozitiv në testimin e djeshem. Për orën dhe detajet e tjera do të ju informojmë në vijim”, njofton Gjilani.