No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zyrtare; Ronald Koeman, trajner i ri i Barcelonës (detajet e kontratës)

Zyrtare; Ronald Koeman, trajner i ri i Barcelonës (detajet e kontratës)

Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm. Bordi i drejtorëve, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme këtë të hënë, mori këtë vendim, ndër shumë të tjerë. Pasi vendosi të shkarkojë Quique Setién, ky bord u pajtua të punësonte Ronald Koeman. Trajneri hollandez ishte kandidati numër një për ta mbajtur këtë pozicion, gjë që tashmë bëhet zyrtare. Shpjegimet e presidentit Josep María Bartomeu i kanë bindur pjesën tjetër të menaxherëve në klub. Ata miratuan propozimin e Bartomeu për Koeman mbi opsionet e tjera, që ishin në tryezë.

Sidoqoftë, disa gjëra duhej të mbylleshin më herët me trajnerin hollandez. Dhe kjo është ajo që bëri Grau, CEO i Barcelonës, ​​gjatë udhëtimit “vetëtimë” në Hollandë. Koeman duhej të mbyllte angazhimin e tij me kombëtaren portokalli. Mësohet se 57-vjeçari do të nënshkruajë për dy sezone, pasi të largohet nga Federata e Futbollit Hollandez si trajner i kombëtares. Një dorëheqje në këtë rast, që do të thotë se Barcelona duhet të paguajë midis 4 dhe 5 milionë euro.

Një shifër që trajneri holandez e kompenson nga kontrata e tij me katalanasit. Koeman kishte negociuar personalisht me presidentin Bartomeu ditët e fundit dhe e kishin mbyllur praktikisht marrëveshjen, që duhet të miratohej nga bordi. Kjo është ajo që ndodhi këtë të hënë, së pari, me miratimin e bordit, dhe këtë të martë, me njoftimin e nënshkrimit nga presidenti në një intervistë për “Barça TV”. Këtë të mërkurë, më në fund, gjithçka është bërë zyrtare.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments