No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Tuchel: Treguam urinë tonë

Tuchel: Treguam urinë tonë

Thomas Tuchel iu gëzua kualifikimit në finalen e Champions League, historike për PSG-në. Gjithsesi trajneri gjerman nuk festoi menjëherë pas vërshëllimës së fundit, kjo për shkak se donte të sqaronte diçka me një nga rivalët.

Ai u pa duke u kapur me trajnerin e fitnesit te RB Leipzig, Daniel Behlau. Fjalë të ashpra të teknikut të PSG-së, drejtuar kundërshtarit, ndërkohë që nuk i ka shpëtuar dot as kamerave të shumta në një ndeshje të këtij niveli.

Pas ndeshjes, për RMC Sport, Tuchel deklaroi: “Është e jashtëzakonshme. Jemi këtu për të luajtur dhe për të fituar. Ekipi bëri një paraqitje të mirë, tregoi cilësitë, urinë dhe vendosmërinë për të fituar. Ishte një përzierje e mirë dhe e merituam fitoren”.

Më pas gjermani i bëri një analizë ndeshjes: “ Isha shumë nervoz, po e pranoj, dhe e ndjeva presionin. Kam në ekip lojtarë që janë mësuar më këtë presion dhe e duan atë. Nuk futboll nuk ka asnjëherë gjë të sigurt. Ne mbrojtëm mirë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme.

Kishim mentalitetin dhe psikologjinë e duhur në këtë ndeshje. Plani ynë ishte të kontrollonim hapësirat dhe të përdornim shpejtësinë e Neymar, Mbappe dhe Di Maria. Ky është një kompeticion për lojtarë të mëdhenj.

Jemi një ekip që nuk duhet të përshtatemi me kundërshtarin, por duhet të tregojmë forcën tonë. Dhe skuadra e shfaqi urinë dhe dëshirën për të vuajtur të gjithë së bashku”. PSG tani pret të mësojë me kë do përballet në finale të dielën, pasi Lyon dhe Bayern Munich të ndeshen sonte mes tyre.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Recent Comments