Prishtina ka arritur pas mesnatës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Faqja zyrtare e klubit konfirmon që asnjë prej lojtarëve që dolën pozitivë në testimin për Covid-19, nuk kanë simptoma.
“Pas udhëtimit më se tre orësh me “charter”, skuadra ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Të gjithë futbollistët janë mirë, habit fakti që askush nuk ndjen simptoma.
Andaj, nesër nga ora 9 në mëngjes skuadra sërish do të testohet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, njofton klubi.
Prishtina sot pret vendimin nga UEFA