No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Nagelsmann: S’jemi të parët që i eliminon Neymar

Nagelsmann: S’jemi të parët që i eliminon Neymar

Julian Nagelsmann, trajneri RB Leipzig, e ka pranuar se PSG ishte ekipi më i mirë në fushë dhe e meritoi kualifikimin në finalen e Champions League. “Në fund, kundërshtari ishte thjesht më i mirë se ne. Duhet ta pranojmë diçka të tillë”, thotë fillimisht tekniku gjerman.

Më tej Nagelsmann shton: “Ne ishim në gjysmëfinale dhe duhet të jemi krenarë për këtë. Nuk do të jemi skuadra e parë që nuk e ndalëm Neymar dhe nuk do të jemi as të fundit. Parisi bëri një ndeshje shumë të mirë. Ne bëmë një ose dy gabime, që janë shumë.

Në 10-12 minutat e para u paraqitëm mirë dhe patëm disa shanse. Ishte një gabim i pafat te goli i parë dhe pas golit të dytë më pas ishte gjithçka shumë e vështirë. Kjo sepse PSG ka shumë cilësi.

E nisëm mirë pjesën e dytë, por pësuam edhe golin e tretë kur ne po bënim presing. Normalisht ka zhgënjim dhe kjo ndjenjë do duhet disa ditë të largohet. Gjithsesi skuadra tregoi karakter, por duhet pranuar që kundërshtari është më i fortë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments