No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kjo është ndihma e madhe që FFK i dha sot Prishtinës

Kjo është ndihma e madhe që FFK i dha sot Prishtinës

Prishtina krijoi një ekip të tërë nga zeroja sot!

Me kërkesë të UEFA’s nën kushtin e zhvillimit të ndeshjes parakualifikuese kundër skuadrës Lincoln nga Gjibraltari, klubi bardhekaltër u deshtë të krijonte një ekip të ri për të udhëtuar sërish në Gjibraltar, shkruan Gazeta Olle.

Në ndihmë prishtinasve iu dolën shumë klube të Superligës, duke i ofruar lojtarë. E, suport të madh dhe të menjëhershëm për kryeqytetasit dha edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

FFK’ja ia dha menjëherë trajnerin e grupmoshave të reja të Kosovës, Ramiz Krasniqin, menaxherin e skuadrës, Bajram Shala dhe mjekun e kombëtares, Dr. Murat Berisha.

I kontaktuar nga Olle, kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka konfirmuar që e gjithë federata sot u vu në shërbim të Prishtinës në mënyrë që ndeshja në Gjibraltar të zhvillohet.

Agim Ademi dhe Vlora Dumoshi duke dorëzuar trofeun e kupës te Prishtina
“Unë si kryetar i federatës i kam dhënë leje trajnerit, edhe menaxherit e mjekut të kombëtares që të bashkohen me Prishtinën. E gjithë FFK ka qenë në dispozicion, me të gjithë punëtorët që kanë punuar maksimalisht dhe jashtë orarit në mënyrë që regjistrimi i lojtarëve të bëhet në kohë dhe Prishtina të jetë e gatshme”, u shpreh Ademi.

“Prishtina atje na përfaqëson të gjithëve, andaj i përgëzojë edhe klubet për mbështetjen e dhënë. Unë vetëm uroj që të gjithë lojtarët dhe stafi të dalin negativ në testin atje dhe ndeshja të zhvillohet”, shtoi tutje numri një i futbollit kosovar.

I pyetur nëse Lincoln mund t’i bëjë ballë ‘Dream Team’it të Superligës, Ademi u përgjigjë: “Unë vetëm uroj që ndeshja të zhvillohet. Fituesi besoj që dihet…”.

Sa i përket vizave për futbollistë e staf, Ademi ka sqaruar se kjo nuk është problem, pasi vizat hyrëse të gjithë do t’i marrin në aeroport.

Ndryshe, ndeshja Lincoln-Prishtina e paraparë për t’u luajtur të martën, u anulua shkaku që tetë lojtarë prishtinas rezultuan pozitiv me COVID-19.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments