No menu items!
Ballina KRYESORE FFK dhe klubet krijuan një Prishtinë të re brenda pak orëve!

FFK dhe klubet krijuan një Prishtinë të re brenda pak orëve!

Shënim i redaksisë:

Ajo që ndodhi sot është diçka e paparë në futbollin evropian. Në fakt, skuadra fituese e Kupës së Kosovës, Prishtina, arriti që brenda pak orëve të krijojë një ekip krejtësisht tjetër nga ai që kishte deri dje për t’u përfaqësuar në Europa League. Gjatë ditës së sotme, UEFA mori vendim që t’ia mundësojë Prishtinës zhvillimin e ndeshjes kundër Lincoln Red Imps, por me kusht që të paraqitet me futbollistë krejtësisht tjerë nga ata që udhëtuan në Gjibraltar dy ditë më parë. Ky vendim i UEFA-s bëri që Prishtina të fillojë të huazojë futbollistë nga skuadrat e tjera të Superligës, të cilat u treguan solidare në këtë drejtim, me qëllimin që futbolli kosovar të prezantohet sa më mirë në garat evropiane. Në anën tjetër, Federata e Futbollit e Kosovës ishte në nivel të detyrës profesional dhe brenda pak orëve i regjistroi futbollistët e “përkohshëm” të Prishtinës dhe i futi ata në sistemin e FIFA-s TMS si dhe ofrojë për Prishtinën dhe klubet që na përfaqësojnë në Evropë avance financiare. Përveç kësaj, FFK i ofroi klubit bardhekaltër edhe shtabin teknik të Kombëtares U-19, ekipin mjekësor të kombëtares, si dhe ‘team menaxherin’ dhe ekonominë e Kombëtares, duke e kompletuar kësisoj Prishtinën e re dhe profesionale. Tashmë po dihet kush e zëvendësojë stafin e futbollistëve dhe stafin profesional të ekipit, por ende nuk dihet se kush do të jetë udhëheqja e re e Prishtinës për këtë ndeshje, ngase asnjë prej personave zyrtarë që kanë shkelur para dy ditësh në Gjibraltar nuk u lejohet të udhëtojnë me ekipin. Gjithsesi, FFK e meriton një 10-she për punën e bërë gjatë ditës së sotme për t’i dalë në ndihmë të jashtëzakonshme FC Prishtinës, sikurse edhe klubet tjera që i vendosën lojtarët e tyre në shërbim të klubit bardhekaltër në mënyrë që të mos i dështojë paraqitja në garat evropiane. Tani, na mbetet të shpresojmë që e gjithë ekspedita që do të udhëtojë në ngjyrat e Prishtinës të dalë negative në testin për COVID-19 dhe ndeshja të zhvillohet. E sigurisht se paraqitja e kësaj Prishtine (lexo: Përfaqësuese e Superligës) do të jetë në nivel, edhe pse me pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur!

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments