Koeman te Barcelona, ndërsa Wenger në krye të ekipit kombëtar hollandez. Siç raportohet nga “AS”, ish-trajneri historik i Arsenalit është ofruar të drejtojë portokallinjtë në Europianin e ardhshëm.
EFEKTI DOMINO – Lamtumira e Setién shkaktoi një efekt domino. Koeman, i lidhur kontraktualisht deri në vitin 2022 me Federatën Hollandeze të Futbollit, nuk kishte forcë t’i thoshte përsëri “jo” Barcelonës. Për më tepër, disa trena kalojnë vetëm një herë… Për të, simboli i Barçës, “tërheqja” nga Katalonja bënë përjashtim. Kësisoji, mësohet se Koeman është pajtuar të drejtojë Blaugrana-t në vazhdim. Mbetet vetëm të ndërpresë kontratën që e lidh atë me Federatën Hollandeze të Futbollit. Një çështje që pret të zgjidhet brenda disa ditësh. Dhe pastaj, pasardhësi i tij te ollanda do të emërohet.
I MAGJEPSUR – Ish-trajneri i Arsenalit është gjithashtu në kontradiksion. Wenger shpesh ka deklaruar se i mungon fusha, por në kushte të caktuara. Ai ka thënë vazhdimisht se i duhet një projekt, që e magjeps, por nuk e dëmton shëndetin e tij. Në këtë kuptim, roli i trajnerit të kombëtares hollandeze do të ishte perfekt. Në fushë, por jo çdo ditë. Dhe do të ishte hera e tij e parë si trajner i një ekipi kombëtar. Një perspektivë që e magjeps francezin veteran.
APLIKIMI – Në Spanjë janë të sigurt për këtë. Wenger tashmë e ka paraqitur kandidaturën e tij. Gjithashtu, sepse francezi duket se tashmë është lodhur nga roli i shefit të zhvillimit të futbollit për FIFA-n. Një pozicion prestigjoz, por jo në përputhje me personalitetin e ish-trajnerit të Arsenalit, i cili asnjëherë nuk e ka mohuar se dëshiron të kthehet në fushë. “Unë dua të stërvis, kjo është ajo që kam bërë tërë jetën. Në mes të zyrave, në mjedise të ngurta, më duket se nuk është habitati im. Kthimi në trajning, megjithatë, duhet të bëhet në kushte optimale”. Epo, duket se këto kushte mund të përmbushen nga kombëtarja hollandeze.